Këtë të shtune do të luhen dy ndeshje të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja kryesore e ditës pritet të jetë ajo në mes Ballkanit dhe Drenicës.
Ballkani është ende pa humbje në edicionin e ri, kurse Drenica është lider dhe duan të vazhdojnë me këtë ecuri pozitive.
Përballje tjetër interesante do të jetë edhe mes Malishevës dhe Gjilanit.
Gjilani është në formë në ndeshjet e fundit dhe synon ta vazhdon këtë ecuri, teksa Malisheva pas dy humbjeve synon të rikthehet te fitoret.