Fjalë Kyçe

Sot luhet finalja e Kupës së Kosovës për veteranët

Sot luhet finalja e Kupës së Kosovës për veteranët

Në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, në orën 18:00, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës për veteranët, shkruan Gazeta Alo.

Në finale do të takohen KFV “Mitrovica” dhe KFV “Ferizaj”, ku pritet një përballje tejet interesante.

Garat e Kupës së Kosovës për veteranët u organizuan sivjet për herë të parë nën ombrellën e FFK-së, derisa nga edicioni i ri pritet të nisë edhe Liga e Veteranëve. /Gazeta Alo