Trepça ’89 dhe Vëllaznimi takohen të sot nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e barazhit për një vend në Superligë.
Fituesi i ndeshjes edicionin tjetër luan në elitë, ndërsa humbësi në Ligën e Parë.
Ndeshja e parë e barazhit ndërmjet Gjilanit dhe Besës së Pejës u luajt të enjten në Prishtinë, ndërsa fitoi Gjilani me shifrat 1:0. Kështu Gjilani mbeti në elitë, ndërsa Besa në Ligën e Parë.