Fjalë Kyçe

Sot mot i vranët dhe me shi në Kosovë

Sot mot i vranët dhe me shi në Kosovë

Gjatë ditë ditës së sotme në Kosovë do të mbaj mot me shi, ndërsa të premten vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë.

Kjo është bërë e ditur nga Prishtina Weather të cilët thanë se gjatë ditës së sotme parashihet mot më i freskët dhe me reshje të dobëta të shiut të cilat në orët e mbrëmjes priten që të pushojnë, njofton Klankosova.tv.

Nga dita e premte do të mbajë mot më i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu. Ditën e diel sërish masa më të ftohta ajrore depërtojnë në vend që sjellin te një zbritje e temperaturave dhe reshje lokale shiu. Ditën e hënë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielën zbresin edhe deri në 22C.

Temperaturat minimale për ditën e sotme priten të jenë 14 gradë celsius minimalet dhe 24 gradë celsius maksimalet.