Sot në Kosovë do të ketë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës parashihet të arrijë deri 14 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja.