Fjalë Kyçe

Sot nisin eliminatoret për Euro2020, ja cilat ndeshje do të luhen

Sot nisin eliminatoret për Euro2020, ja cilat ndeshje do të luhen

Sot do të nisin eliminatoret për kampionatin evropian 2020.

Në këto eliminatore do të luajnë edhe kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Kosova ndeshjen e parë në këto eliminatore do ta luaj kundër Bullgarisë, ditën e hënë, kurse Shqipëria starton rrugëtimin nesër, kundër Turqisë.

Megjithatë, kombëtaret si Bullgaria, Kroacia apo komshinjtë nga Maqedonia Veriore startojnë rrugëtimin e tyre sot.

Belgjika luan kundër Rusisë, në një nga përballjet më interesante që luhen sonte. Gjithashtu, vlen të cekët edhe ndeshja Austri – Poloni.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha ndeshjet që luhen sot në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.