Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të 36-të në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Në 35 herët e kaluara dështoi të konstituohet Kuvendi. Seanca e parë u mbajt më 15 prill. 26 herë me radhë seanca po dështon te pika e njëjtë, te Komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ka dështuar të votohet ky Komision në mungesë të votave.
Seanca sot do të nisë nga ora 11:00.