Prishtina sot do të përballet ndaj skuadrës së Gjibraltarit, St. Joseph’s në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta Alo.
Ndeshja e dytë e raundit parakualifikues të UEFA Europa League ndërmjet St Joseph’s – Prishtina nis nga ora 17:45.
Sfidën do ta gjykojnë gjyqtarë nga San Marino të prirë nga gjyqtari kryesor, Luca Barbeno dhe të ndihmuar nga Francesco Lunardon, Salvatore Tuttifruti dhe Michele Scarpino.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunudar me rezultatin 1:1. /Gazeta Alo