Fjalë Kyçe

Sot ritestohen vushtrriasit për Covid 19, kanë kaluar 10 ditë pa asnjë rast të ri

Sot ritestohen vushtrriasit për Covid 19, kanë kaluar 10 ditë pa asnjë rast të ri

Vushtrri, për 10 ditë asnjë rast pozitiv me Covid-19, sot pritet ritestimi i pacientëve

Në Komunën e Vushtrrisë ka 10 ditë që nuk ka asnjë rast me Covid-19, anipse kishte vazhdimisht testime.

Përmes një postimi në Facebook, drejtori i shëndetësisë i kësaj komune, Sylejman Meholli, tha se sonte priten rezultatet e ristestimit të pacientëve pozitiv me Covid-19.

“Edhe sot as një rast i ri me Covid 19 nga Komuna e Vushtrrisë. Tre (3) raste janë testuar sot, të gjithë kanë rezultuar negativ.Dy ditët e ardhshme presim ritestim të rasteve aktive nga komuna jonë për të verifikuar shërimin e tyre.Fal Zotit, përkrahjes tuaj të dashur qytetarë dhe angazhimit maksimal të të gjithë mekanizmave institucional lokal e qëndror, ngadal por sigurt po e fitojmë betejën me Covid 19”, ka shkruar Meholli.

Në Komunën e Vushtrrisë deri tani janë shënuar gjithsej 24 raste me Covid-19 dhe 7 prej tyre janë shëruar.