Fjalë Kyçe

Sot rritje të temperaturave në Kosovë

Sot rritje të temperaturave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se sot do të ketë rritje të temperaturave në Kosovë.

“Të premten do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.