Fjalë Kyçe

Sot shorti për Ligën e Kampionëve

Sot shorti për Ligën e Kampionëve

Sot hidhet shorti për fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Ceremonia do të mbahet në Nion të Zvicrës me fillim prej orës 12:00 sipas orës sonë lokale.

Tetë fitues të grupeve dhe tetë vende të dyta të do të jenë pjesë e shortit, ndërsa asnjë ekip nuk do të mund të luajë kundër ekipit me të cilin kanë qenë në të njëjtin grup ose nga i njëjti vend.

Si fitues të grupeve në short do të jenë Barcelona, Bayern Munchen, Juventus, Leipzig, Liverpool, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Valencia.

Ndërsa si vend i dytë janë kualifikuar Atalanta, Atletico, Chelsea, Dortmund, Lyon, Napoli, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Fituesit e grupeve ndeshjen e dytë do ta luajnë në shtëpi.

Kjo fazë pritet të sjellë disa ndeshje mjaft interesante për shkak të pozicionimit të Real Madridit, Atelticos, Chelseat e Tottnahmit në vendet e dyta.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhet më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 10, 11, 17 dhe 18 mars.