Fjalë Kyçe

Sot u lirua, reperi Noizy ka për t’i thënë diçka Policisë së Kosovës

Sot u lirua, reperi Noizy ka për t’i thënë diçka Policisë së Kosovës

Reperi shqiptar ishte ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë nga Policia e Kosovës.

Arsyeja e arrestimit të reperit ishte një urdhër nga Gjykata.

Noizy nuk qëndroi gjatë në Polici dhe u lirua teksa e tregoi edhe vetë duke i bërë disa postime në rrjete sociale.

Në storien e tij në Instagram, reperi ka shkruar se ka një respekt maksimal ndaj Policisë së Kosovës për faktin se ata janë sjellur mirë me të gjatë arrestimit, shkruan lajmi.net

Ndryshe, sot u raportua se Noizy  është liruar pasi ka paguar një gjobë prej 2000 mijë eurosh.