7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga një zvicerane në Bazel, do të varroset sot.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet me drekë në Komunën e Gjilanit.
“Te nderuar miq dhe dashamir. Ju njoftoj se nesër bëhet varrimi i nipit tim Iliasit, rasti në Basel të Zvicrës. Varrimi bëhet në Gjilan, me drekë, e shtunë 23.03.2019”.
Vogëlushi nga Lipjani është vrarë te premten në mesditë nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi.