Fjalë Kyçe

Sot vendoset fati i Neymar

Sot vendoset fati i Neymar

Dita e enjte mund të jetë vendimtare në sagën e transferimit të Neymar, pasi Barcelona dhe PSG në Monako pritet të diskutojnë rreth kësaj çështje.

Të dy përfaqësuesit e të dy klubeve do të jenë të pranishëm në Monaco për shortin e Ligës së Kampionëve, dhe do të diskutojnë për arritjen e një marrëveshje të mundshme për Neymar, pretendon ‘Sport’, përcjell lajmi.net.

Sipas kësaj medie, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele mund të përfshihen në këtë marrëveshje, diçka e pranueshme edhe për PSG-në.

Me këta dy lojtarë të përfshirë dhe një shumë të caktuar parash, Barcelona tenton të bind PSG-në, që të heq dorë nga Neymar.

Duhet kujtuar se nga afër këtë situatë po përcjell edhe Real Madrid, që gjithmonë janë të gatshëm të ndërhyjnë, për të ‘prishur’ punë.