Sot, me rastin e ditës e cila shënon përvjetorin e Çlirimit të Komunës së Skënderajt, në hapësirat këtij qyteti, do bëhet inaugurimi i shtatores së Leotrim Ahmetit, shtatëvjeçar i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ndaj në përurimin e kësaj shtatoreje, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve ta nderojnë me nga një lule, jetën e Leotrim Ahmetit.
”Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!”.
Për pjesëmarrje masive, në kujtim të shtatëvjeçarit dhe nderim të tij, ka shkruar edhe Sabri Behramaj, skulptori i cili punoi shtatoren.
”Të nderuar liridashës, miq, artistë dhe artdashës, nesër me datë 18 në ora 13:30 jeni të ftuar të merrni pjesë në përurimin e shtatores së Leotrim Ahmetit në qytetin e Skenderajt”.