Fjalë Kyçe

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin në Gjilan

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin në Gjilan

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Superliga e Kosovës ka nisur furishëm duke u zhvilluar tri xhiro interesante, ku nuk kanë munguar befasinë në rezultate.

Ky avaz pritet të vazhdojë edhe këtë javë pasi ka ndeshje derbi dhe interesante mes disa rivalëve të vjetër.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku Drita pret Ballkanin në “Stadiumin e Qytetit”.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, pasi Feronikeli është nikoqir i Dukagjinit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Takimi i tretë për sot, por jo për nga rëndësia do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Malishevës.

Të tria ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 16:00.