Fjalë Kyçe

Southampton për herë të parë lider të Premierligës, – “Ne dukemi të frikshëm, çdo gjë është e mundur”

Southampton për herë të parë lider të Premierligës, – “Ne dukemi të frikshëm, çdo gjë është e mundur”

Southampton mundi Newcastle United 2:0 të premten mbrëma dhe për herë të parë renditet në krye të Premierligës që nga viti 1988.

Skuadra e trajnerit Ralph Hasenhuttl luajti një ndeshje të shkëlqyer, duke triumfuar në fund 2:0, për të arritur fitoren e tretë më radhë.

Southampton ka pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit, luan një futboll shumë të mirë dhe ka treguar se mund të fitojë pavarësisht faktit që lojtari më i mirë i tyre, Danny Ings është i dëmtuar.

Pas ndeshjes, trajneri austriak u pyet nëse ekipi i tij po mendonte për titullin, për të cilin klube të tilla janë të “ndaluara” të mendojnë.

“Jam i sigurt që tifozët tanë do ta rregullojnë tabelën dhe do ta ruajnë atë. Është mirë të jesh i pari, por kjo nuk duhet të na vrasë dëshirën për sukses”, ka deklaruar Hassenhuttl, përcjell lajmi.net.

“Duhet të qëndrojmë të uritur dhe të besojmë se gjithçka është e mundur kur bëhet fjalë për ekipin tonë. Jemi krenar që nuk investuam shumë para në ekip, por e krijuam me shumë punë”.