Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur në lidhje me Harry Maguire.
Sot kombëtarja angleze bëri publike listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës.
Përzgjedhësi i ‘Tre Luanëve’ ka lënë jashtë listës qendërmbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomori, ndërsa ka ftuar Harry Maguire, i cili vazhdon të kritikohet për paraqitjet e tij me Man United.
“Ne nuk mendojmë se të rinjtë [qendërmbrojtësit] kanë bërë mjaftueshëm për të larguar të moshuarit”, tha fillimisht Southgate.
Më pas u pyet për ftesën e mbrojtësit të ‘Djajve’, ai u përgjigj duke e cilësuar si një nga lojtarët e tij më të mirë.
“Po, jam i sigurt që Harry Maguire është një nga qendërmbrojtësit tanë më të mirë”, përfundoi anglezi.