Fjalë Kyçe

SPAK kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën

SPAK kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha nga ‘detyrim paraqitje’ në arrest me burg ose arrest shtëpie.
Berisha akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa GJKKO ka konfirmuar ndaj tij masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Por Berisha nuk eshte paraqitur ne SPAK, në tri datat e caktuara për t’u paraqitur para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, në zbatim të masës.

Edhe dhëndri i ish kryeministrit akuzohet për korrupsion aktiv e pastrim parash por po hetohet në arrest shtëpie.