Fjalë Kyçe

Spalletti do të jetë trajner i Napolit

Spalletti do të jetë trajner i Napolit

Luciano Spalletti do të jetë trajner i skuadrës së Napolit pas përfundimit të sezonit aktual. E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten se Spalletti ka arritur parimisht marrëveshje me Napolin.

Spalletti në postin e trajnerit te Napoli, do ta zëvendësojë Gennaro Gattuson, të cilit i skadon kontrata në verë. Spalletti do të firmos kontratë trevjeçare me Napolin dhe do të ketë pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Zyrtarizimi i Spallettit te Napoli pritet të bëhet gjatë këtij muaji. Spalletti 62-vjeçar është i papunë prej vitit 2019 kur u largua nga Interi kurse ka drejtuar edhe ekipet si Roma, Zenit, Udinese, Ancona, Venezia, Sampdoria e Empoli.