Fjalë Kyçe

Spalletti ia hap derën Perisicit, “nëse nuk do të luajë për ne, mund të largohet”

Spalletti ia hap derën Perisicit, “nëse nuk do të luajë për ne, mund të largohet”

Luciano Spalletti ka shpjeguar ndryshimet taktike që bën që Interi të humbet si dhe ka thënë për Ivan Perisic se nëse ai nuk dëshiron të luaj më për Interin, do të jetë jashtë skuadrës. “Nuk është problem i imi ky”, ka thënë ai

Goli me kokë i Armando Izzo-s për 1-0 e vendosi ndeshjen në Torino, që do të thotë se Interi ka vetëm një pikë nga dy ndeshje të Serie A në vitin 2019.

Megjithatë, ndeshja u la nën hije pasi që drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmoi që Perisic ka kërkuar largim nga skuadra, përderisa Arsenali janë shumë të interesuar për të.

“Është aq e thjesht. Lojtarët mund të thonë çfarë duan, por janë punëdhënësit, ata me të cilët kanë nënshkruar kontrata që e urdhërojnë largimin, ata kanë nevojë për dikë që duhet të paguajë për shërbimet e tyre”, tha trajneri për Sky Sport Italia, transmeton GazetaExpress.

“Nuk mund të largoheni pa para me vetëm një pagë të paguar nga dikush tjetër. Nëse, ashtu si thotë Marotta, ai nuk dëshiron të luajë, atëherë qartë që nuk do të luajë. Ky nuk është problem për mua”.

“Dikush që nuk mund të kontribuoj për skuadrën do të jetë jashtë saj”.