Fjalë Kyçe

Spalletti: Icardi perfekt, por i vështirësojmë jetën vetes

Spalletti: Icardi perfekt, por i vështirësojmë jetën vetes

Interi ngre kokën pas humbjes me Juven dhe daljes nga Champions-i. Dhe Luciano Spalletti e analizon kështu suksesin ndaj Udineses.

“Icardi, duke punuar kështu do bëhet sulmuesi perfekt. Del në krye dhe tërheq skuadrën. Në dy ndeshjet e fundit e ka bërë në perfeksion”, tha Spalletti.

“Luajtëm mirë, por ishim pak naivë, nuk patëm zjarrin e duhur dhe momentet agresive. Ishim shumë mirë në fushë, pavarësisht nisjes së pjesës së dytë”.

Trajneri evidenton edhe disa gabime të ekipit të tij: “Ndonjëherë humbasim topa shumë banalë. Edhe menaxhimet në zonën e penalltisë ishin të komplikuara. Tentojmë t’ia vështirësojmë jetën vetes”, theksoi ai.