Trajneri i Inter Luciano Spalletti ka folur në prag të ndeshjes së Inter me Napolin duke u prononcuar për disa çështje, si kundërshtari i radhës dhe rikthimi i të pezulluarit Radja Nainggolan.
Inter do të luajë ndaj vendit të dytë Napolit ditën e mërkurë.
“Mendoj se është e drejtë të luhet në datën 26 dhjetor. Futbolli është një nga gjërat më argëtuese në Italia. Futbolli është një dhuratë për të rriturit dhe fëmijët prandaj është detyra jonë t’u japim njerëzve mundësinë të shohin një ndeshje nga shtëpia e tyre”, thotë trajneri.
“Napoli? Lojtarët janë të parët që janë zhgënjyer nga rezultati i Chievo-s. Ata po presin me padurim të luajnë dhe të rikthehen te fitorja. Ancelotti është një nga më të mirët, për të mos thënë më i miri në Itali. Ai e di se kur është momenti për të mbrojtur, dhe kur është për të sulmuar”.
“I kam thuajse të gjithë të gatshëm. Miranda nuk është riaftësuar, por Asamoah po. Joao Mario gjithashtu është gati. Më vjen keq që nuk e kam Nainggolan sepse ai është një lojtar shumë i fortë, por rregullat në një skuadër janë shumë të rëndësishme”.
“Ai nuk është jashtë skuadrës, por vetëm jashtë ndeshjes së radhës. Më pas, ai do të fillojë stërvitjen dhe do të jetë pjesë e grupit,” e mbyll Spalletti.