Fjalë Kyçe

Spanja dhe Italia e mbyllin me barazim pjesën e parë

Spanja dhe Italia e mbyllin me barazim pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Italisë dhe Spanjës. Sapo ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales ndërmjet Spanjës dhe Italisë në “Wembley”, shkruan lajmi.net.

Ndeshja në pjesën e parë ishte dinamike, megjithatë spanjollët patën iniciativën dhe rastet ndërsa italianët dukeshin paksa të çkoordinuar si skuadër.

Dani Olmo pati një rast të mirë, por intervenimi bravoroz i Donnarummas e shpëtoi Italinë.

Spanja pati gjithsej pesë tentime dhe Italia nuk rrezikoi portën e Simon përpos rastit të Barellas, i cili ishte në pozitë jashtë loje.

Në fund të pjesës së parë, ishte Emerson i cili pati një rast të mirë, por goditi shtyllën.

Rezultati i pjesës së parë, Italia 0-0 Spanja.