Fjalë Kyçe

Spanja e pret Kosovën në stadiumin e Sevillës

Spanja e pret Kosovën në stadiumin e Sevillës

Përfaqësuesja e Spanjës ka zyrtarizuar vendin ku do ta luajë ndeshjen si vendase kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës të enjten ka njoftuar se ndeshja me Kosovën do të luhet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës më 31 mars.

Kjo ndeshje i takon Grupit B eliminator, të cilin e përbëjnë edhe Suedia, Gjeorgjia e Greqia.

Ndërkohë, Spanja ka bërë të ditur se ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve kundër Greqisë (25 mars) do ta zhvillojë në stadiumin “Los Carmenes” të Granadas.