Spanja e ka hequr sot veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare.
Ndërkaq, në të njëjtin postim ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila e quajti hap të rëndësishëm për Kosovën.
“Shumë lajm i mirë dhe hapi i parë i rëndësishëm për të njohur Kosovën ndërkombëtarisht. Spanja ka larguar veton ndaj pjesëmarrës së Kosovës në evente ndërkombëtare. BE duhet të kërkojë që edhe shtetet tjera që ndërmarrin hapat e njëjtë”, ka shkruar ajo.
Spanja i kishte vendosur veto Kosovës në vitin 2018 dhe ende nuk e ka njohur pavarësinë.