Spanja ka regjistruar 10.799 raste të reja me koronavirus të martën, duke e çuar shifrën totale të infektuarve në 682.267.
Në Spanjë gati gjithë javën e kaluar janë regjistruar për çdo ditë mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus, raporton agjencia Reuters.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë më tepër se 10.600 persona janë në spitale në Spanjë me COVID-19. Spanja ka numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në Evropën Perëndimore.
Autoritetet shëndetësore në Katalonja kanë limituar tubimet në gjashtë persona për shkak të përhapjes së virusit. Në disa lagje në Madrid ku është regjistruar rritje të numrit të infektuarve, autoritetet rajonale kanë bërë mbyllje të pjesshme të hënën, duke nxitur protesta dhe akuza për diskriminim ndaj zonave më të varfëra.
Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 21 të vdekur ndërsa numri total i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Spanjë ka shkuar në 30.904.