Fjalë Kyçe

Spanjës do t’i mungojnë tre lojtarët kryesor kundër Kosovës

Spanjës do t’i mungojnë tre lojtarët kryesor kundër Kosovës

Spanjës pritet t’i mungojnë tre lojtarët kryesor kundër Kosovës, kjo është bërë e ditur nga Federata spanjolle e futbollit.

Jordi Alba, Jose Luis Gaya dhe Aymeric Laporte do të jenë mungesat për spanjollët, për shkak të lëndimeve.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique e ka thirrur Sergio Reguilon për të zëvendësuar të dëmtuarin Jose Luis Gayà për ndeshjen kundër Kosovës, tha të hënën federata spanjolle e futbollit.

Gayà u zëvendësua në minutën e 75-të ndaj Gjeorgjisë të dielën, për shkak të një dëmtimi të muskujve.

Mbrojtësi Aymeric Laporte gjithashtu duhej të zëvendësohej kundër Gjeorgjisë për shkak të lëndimit, ndërsa pritet të zëvendësohet nga mbrojtësi Inigo Martinez.

Pjesë e ekipit të Spanjës nuk është edhe Jordi Alba, i cili është gjithashtu është i dëmtuar.

Spanja do të luajë me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, të mërkurën.