Fjalë Kyçe

Spanjës i shtohen viktimat e reja të koronavirusit: 567 të vdekur për 24 orë

Spanjës i shtohen viktimat e reja të koronavirusit: 567 të vdekur për 24 orë

Numri i viktimave të koronavirusit për periudhën njëditore në Spanjë ka shënuar ngritje të lehtë të martën me 567 të vdekur për 24 orë, në krahasim me 510 viktima që u regjistruan një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 18,056 dhe vendi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, kurse numri i të infektuarve shkoi në mbi 172 mijë.

Qeveria spanjolle mori vendim për zbutjen e masave të izolimit. Punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimtarisë e rifilluan punën të hënën, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka pasur raportime për autobusë apo trena të mbingarkuar me njerëz. Autoriteti i transportit në Barcelonë tha se ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve, por kjo shifër ishte më e vogël se ajo e 24 marsit, që ishte dita e fundit para se të hynin në fuqi masat e izolimit.

Ministria e Shëndetësisë i ka marrë nën kontroll të gjitha laboratoret dhe klinikat private për ta përshpejtuar procesin e testimit dhe ka ndërmarrë masa për ta luftuar ngritjen e çmimit të testeve.

Shumë punëtorët që janë dërguar në pushim të detyrueshëm e kanë pasur të pamundur për t’i marrë ndihmat nga qeveria për shkak se zyrat për regjistrimin e personave të papunë u përballën me numër të madh të aplikuesve.