Spanjollët kanë vrapuar dhe kanë shëtitur nëpër rrugët e Madridit në ditën e parë të lirimit të masave pas izolimit të gjatë për shkak të koronavirusit.
Ata kanë shijuar ajrin e pastër pas shtatë javësh izolim nëpër shtëpitë e tyre. Për të shmangur turmat, qeveria spanjolle ka krijuar një sistem të shëtitjeve në bazë të moshave.
Spanja është në mesin e shteteve që janë goditur rëndë nga koronavirusi.
Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Spanjë ka arritur në 25 mijë e 100. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka arritur në 216 mijë.