Fjalë Kyçe

Spartaku ofron shtatë milionë euro për Hysajn

Spartaku ofron shtatë milionë euro për Hysajn

Spartak Moska edhe zyrtarisht ka bërë ofertë për transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, Elseid Hysaj.

“Sky Sport Italia”, ka njoftuar të martën se ekipi rus i ka ofruar Napolit shtatë milionë euro për kartonin e Hysajt, i cili ka kontratë me Napolin deri vitin e ardhshëm. Po ashtu mësohet se Spartaku tashmë ka kontaktuar edhe Hysajn, të cilit i ka ofruar kontratë pesëvjeçare dhe një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Hysaj këtë edicion ka regjistruar dy paraqitje në kampionatin italian për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2015 nga Empoli për pesë milionë euro. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka zhvilluar 196 ndeshje për skuadrën e Napolit në të gjitha garat.