Fjalë Kyçe

Specialja jep verdiktin pas 7 ditësh për Gucatin e Haradinajn, flasin nga OVL-UÇK

Specialja jep verdiktin pas 7 ditësh për Gucatin e Haradinajn, flasin nga OVL-UÇK

Javën e ardhshme, përkatësisht më 18 maj në ora 10:00, pritet të shpallet aktgjykimi në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës thonë se nëse do të kishte drejtësi, atëherë ish krerët e kësaj organizate do të duhej të shpalleshin të pafajshëm.

I kontaktuar nga Indeksonline, Faton Klinaku ka thënë se ata nuk është dashur të merren fare, por meqë ka ndodhë procesi gjyqësor, ata duhet të shpallën të pafajshëm.

“Po presim mos të dënohen, sepse s’kanë pas nevoje fare të merren në bazë të ngjarjeve që ka ndodhë. Kurrfarë fakte s’ka. I kanë mbajte për çështje banale. Për çështje që është deshtë me dhënë përgjegjësi ata vet”, ka thënë Klinaku.

Prokuroria ka kërkuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen më disa vite burgim.

Ish krerët e OVL-UÇK-së akuzohen për publikimin e dokumenteve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në publik.