Fjalë Kyçe

Spektakël i Lladrovcit: Nuk ka me bo filma në stadiumin tim

Spektakël i Lladrovcit: Nuk ka me bo filma në stadiumin tim

Në duelin Feronikeli – Gjilani (2:0), vëmendja nuk ishte vetëm brenda vijave të bardha.

Këtë herë fokusi ishte edhe te kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Për një moment ai është filmuar nga kamerat, por kjo nuk i ka pëlqyer Lladrovcit, i cili më pas ka dhuruar spektakël në stilin e tij.

“Nuk ka me bo filma në stadiumin tim”, i është drejtuar Lladrovci kameramanit, duke kërkuar që të mos filmohet më.

Si duket, fama po i shkakton kokëçarje të parit të Drenasit!