Fjalë Kyçe

Spektakël i Zaniolos, Roma po e shkatërron Bodo/Glimtin pas 45 minutash

Spektakël i Zaniolos, Roma po e shkatërron Bodo/Glimtin pas 45 minutash

Roma e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Bodo/Glimt me rezultat të thellë 3-0.

Ndeshjen e parë e kishin fituar norvegjezët me rezultat 2-1, gjë që ka bërë që Roma të hidhet në sulm nga fillimi.

Tammy Abraham shënoi që në start të ndeshjen në minutë e 5-të për 1-0.

Roma shtoi epërsinë në minutën e 23-të, kur Nico Zaniolo shënoi pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit për 2-0.


Pas gjashtë minutash i njëjti lojtar shënoi për 3-0, duke e kompletuar një pjesë të parë shumë të mirë, transmeton telegrafi.

Skuadra e Jose Mourinhos është dy gola në epërsi nga dy ndeshje, duke bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Konferencës.