Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Benficas doli të jetë e bukur, pasi u shënuan gjashtë gola dhe përballja u mbyll baras 3-3.
Ndeshja nisi më qetë, me Benfican që kishin rast të mirë në minutën e 13-të me Everton, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Liverpooli në rastin e parë serioz mori epërsinë. Ishte Ibrahima Konate që gjeti golin pas asistimit të Konstantinos Tsimikas në minutën e 21-të për 1-0.
Por vetëm pas 11 minutash Benfica arriti të barazonte rezultatin me talentin Goncalo Ramos (1-1).
Pa u mbyllur pjesa e parë, Naby Keita ishte pa fat pasi që goditja e tij për pak shkoi jashtë.
Pjesa e dytë ishte spektakël sa i përket golave dhe raste.
Liverpooli arriti të kthejë epërsinë në minutën e 55-të, kur Firmino shënoi për 2-1 pas asistimit të Diogo Jotas.
The Reds nuk u ndalën me kaq, pasi në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë, me Tsimikas që asistoi te Firmino që gjeti golin e dytë personal (3-1), përcjell telegrafi.
Por Benfica nuk u dorëzua, pasi në minutën e 73-të shënuan golin e dytë, kur Serdar Gozubuyuk pasoi te Roman Yaremchuk që shënoi për 3-2.
Shifrat u barazuan në 3-3 në minutën e 82-të, kur sërish Gozubuyuk asistoi, kësaj radhe te Darëin Nunez që gjeti rrjeti.
Ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 6-4, duke bërë që Liverpooli të shkonte në gjysmëfinale.