Ballkani e ka fituar ndeshjen “e nxehtë” me Prishtinën, në kuadër të xhiros së 20-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Therandasit e fituan duelin dramatik me rezultat 2:0 falë golave të shënuar në minutat shtesë.
Ekipi Portokalli në fakt e gjeti golin e parë vetëm në minutën e nëntë shtesë përmes penalltisë së shndruar në gol nga Ermal Krasniqi.
Ky 11 metësh u dha vetëm falë sistemit VAR.
Kurse, golin e dytë therandasit e shënuar pas minutës së 105-të me anë të Mevlan Zekës.
Paraprakisht, prishtinasit e humbën penalltinë me Besnik Krasniqin.
Në këtë ndeshje të tensionuar dhe me polemika, tek therandasit me karton të kuq u ndëshkua Lumbardh Dellova, kurse tek prishtinasit Oto John, transmeton express.
Ballkani kështu e mori primatin në ligën elitare, të cilin e ndan me Gjilanin, i cili paraprakisht e mundi Feronikelin, 3:1.
Të dy liderët e lanë prapa prijësen e deritashme Dritën, e cila gaboi dje duke barazuar me Llapin.