Fjalë Kyçe

Spitalet regjionale në qytetet e Kosovës plotë me pacientë me Covid-19

Spitalet regjionale në qytetet e Kosovës plotë me pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 713 pacientë.

Sipas SHSKUK-së, 598 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. 563 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Vetëm në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë sot 288 pacientë, 15 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportimet e datës 25 prill 2021, janë duke u trajtuar 713 pacientë.

598 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 563 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 288 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 226 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 248 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive – 109 pacientë, Klinika Infektive II (mjekësia sportive) 63 pacientë, Klinika Infektive III (Interno) 12 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 83 pacientë, Mjekimi Intensiv –COVID – 16 pacientë dhe 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë – 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – 1 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 425 pacientë, 21 prej tyre në gjendje të rënduar, 372 të konfirmuar positive, 315 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – 55 pacientë, Spitali i Gjakovës – 73 pacientë, Spitali i Pejës – 95 pacientë, Spitali i Gjilanit – 78 pacientë, Spitali i Ferizajt – 58 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 45 pacientë, Spitali i Vushtrrisë – 21 pacientë.