Fjalë Kyçe

Spitali i Vushtrris ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj

Spitali i Vushtrris ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj

Spitali i Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ ka njoftuar qytetarët e kësaj komune, se nëse kanë nevojë për konsultime specialistike nga mjeku, duhet të thërrasin në numrat e caktuar, në mënyrë që të  mos shkojnë në spital.

Ky njoftim u bë përmes një postimi në Facebook, në faqen e tyre zyrtare.

“Të gjithë pacientët që kanë nevojë për konsultime specialistike nga mjeku , nuk kanë nevojë me u lodh e me dal deri n’Spital . Ata mund ta thërrasin mjekun në telefon dhe të konsultohen për çdo shqetësim shëndetësor, në numrat në vijim;

Emergjenca 044 253 530

Reparti i Kirurgjisë 044 253 541
Reparti i Pediatrisë 044 250 463
Reparti i Internos 044 252 147
Gjinekologji 044 252 730

Kujdesi është obligim i çdo njërit e Spitali është afër jush me shërbime”, thuhet në njoftimin e tyre.

Deri tani në Komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar 23 raste me koronavirus.