Pasi shkëputi marrëdhëniet me mirëkuptim me trajnerin Bekim Shotani, Llapi ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur nga Maqedonia, Xhingiz Rexhepi, i cili do ta drejtojë skuadrën nga Podujeva deri në fund të sezonit.
Rexhepi, 36 vjeç, i lindur më 08.07.1982 në Tetovë, është trajner i licencuar me “UEFA A Pro”.
Para se të emërohej kryetrajner i Llapit, Rexhepi ishte ndihmëstrajner te skuadra e Sivassporit në Turqi, dhe mban gjithashtu postin e ndihmës-selektorit në përfaqësuesen e Maqedonisë.
Rexhepi premtoi punë profesionale, disiplinë dhe përkushtim për të arritur objektivat të cilat i ka Llapi dhe tha se ndihet i nderuar që do mbajë postin e kryetrajnerit të një klubi të madh siç është Llapi, transmeton SS.
Po ashtu ai kërkoi përkrahje maksimale nga simpatizuesit e klubit në të gjitha ndeshjet, që rruga drejt titullit kampion të jetë më e lehtë dhe e arritshme.