Fjalë Kyçe

Liga e Parë vjen me super përballje, sfida kryesore luhet në Gjakovë

Liga e Parë vjen me super përballje, sfida kryesore luhet në Gjakovë

Dueli ndërmjet Vëllaznimit dhe Vitisë pritet të jetë përcaktues për ekipin e dytë që do të luajë ndeshjen e barazhit për të kërkuar inkuadrimin në Superligë.

Kjo përballje pritet të zhvillohet të dielën më 28 prill me fillim nga ora 15:30 në Gjakovë, teksa është mësuar orari për javën e 26-të në Ligën e Parë.

Katër përballje do të zhvillohen ditën e shtunë dhe katër përballje të tjera do luhen ditën e diel.

Të gjitha takimet priten të fillojnë nga ora 15:30.

Gazetasheshi.com ka siguruar orarin komplet të javës së 26-të në Ligën e Parë:

E shtune

2 Korriku – Vushtrria 15:30
Ramiz Sadiku – Besa 15:30
Fushë Kosova – Kika 15:30
Onix – Trepca 15:30

E diele

Vëllaznimi – Vitia 15:30
Dukagjini – Istogu 15:30
Arberia – Vllaznia Pozheran 15:30
Drenasi – Bashkimi 15:30