Fjalë Kyçe

Milan mbërrin në Kosovë, me skuadrën është edhe legjenda Maldini

Milan mbërrin në Kosovë, me skuadrën është edhe legjenda Maldini

Shtatë herë kampionët e Evropës, skuadra e Milanit, ka mbërritur në Kosovë.

Rreth orës 12:30, Milan ka ateruar në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Skuadra e Milanit, e udhëhequr nga trajneri Marco Giampaolo dhe legjenda Paolo Maldini, ka mbërritur në Kosovë, për ndeshjen miqësore kundër KF Feronikelit.

Ndeshja miqësore mes KF Feronikelit dhe Milanit luhet në ‘Fadil Vokrri’, nga ora 20:45.

Këtë përballje shumë emocionuese, mund ta ndiqni në RTV Dukagjini.