Fjalë Kyçe

Spoti i ri zgjedhor i partisë së Vuçiqit, pa Kosovën në hartë, nxit reagime të shumta në Serbi

Spoti i ri zgjedhor i partisë së Vuçiqit, pa Kosovën në hartë, nxit reagime të shumta në Serbi

Spoti zgjedhor i partisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pa Kosovën në hartë të Serbisë, ka nxitur reagime në shumta brenda Serbisë.

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit e ka transmetuar spotin e ri zgjedhor, në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit në këtë shtet. Në këtë spot, me slloganin “Për fëmijët tanë”, harta e Serbisë e përjashton Kosovën.

“Prezantim tejet interesant grafik, për të cilin do të doja ta shoh se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Përkatësisht, se cili është komenti i tyre rreth faktit që SNS nuk brengoset për fëmijët në Kosovë. Mendoj se ky spot paraqet gabim të madh, por kush e di se cila është porosia që fshihet prapa tij. Mbase ky është tentim për t’i testuar votuesit e SNS-së për hapat e ardhshëm që synon t’i ndërmarrë Vuçiqi karshi Kosovës”, ka thënë Boban Stojanoviq, një analist serb për mediet e këtij shteti.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e serbëve në “Twitter”, duke e akuzuar për “tradhti” Vuçiqin.

Zgjedhjet në Serbi mbahen më 21 qershor.