Fjalë Kyçe

Spurs mposht Oklahomën pas dy kohëve shtesë, vendos rekordin sezonal

Spurs mposht Oklahomën pas dy kohëve shtesë, vendos rekordin sezonal

Skuadra e San Antonio triumfoi 154-147 ndaj Oklahomës, një ndeshje spektakolare dhe dramatike njëkohësisht, vendosur pas 2 kohëve shtesë.

Një ndeshje maratonë, ku skuadrat dhanë maksimumin në fushë, në një ndeshje të hapur, ku të dyja ekipet e kërkuan fitoren.

LaMarcus Aldridge me 56 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, vendimtar për Spurs. Për Oklahomën u dallua Waestbrook, që realizoi një “triple double” (24 pikë, 13 rebound e 24 asist), por që mbetën për statistikë, ashtu sikurse edhe 30 pikët e George.

E veçanta e këtij takimi është se ai kaloi kuotën e 300 pikëve (301), ndeshja e parë e këtij sezoni që kalon këtë kuotë.

Miami mposhti 115-99 Boston, një përballje e dominuar nga skuadra e Heat, që e dominoi ndeshjen. Wade me 19 pikë e Richardson me 18 bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Irving për Celtics.

Në ndeshjet e tjera, Denver mundi 121-100 Clippers dhe ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Murray ishte shënuesi më i mirë, autor i 23 pikëve, mbështetur nga Jokic me 18 pikë, 14 rebound e 10 asist. Fiton edhe Sacramento, që mundi 112-102 Detroit, sfidë ku u dallua Hield me 18 pikë.

NBA – Rezultatet:

Miami – Boston, 115-99

Denver – Clippers, 121-100

San Antonio – Oklahoma, 154-147

Sacramento – Detroit, 112-102