Tottenhami dhuroi spektakël në sfidën përmbyllëse të javës së 18-të të Premier League-s përballë Evertonit të trasfertë.
Tifozët e pranishëm në “Goodison Park”, sigurisht ata të skuadrës vendëse, mbetet tepër të zhgënjyer, pasi ishin dëshmitarë të një humbjeje të rëndë 2-6, që ngre shumë pikëpyetje për formacionin e drejtuar nga portugezi Da Silva, që në 5 ndeshjet e fundin ka grumbulluar vetëm dy pikë, duke pësuar disfatë në 3 raste.
Son Heung-Ming (hapi serinë e golave për Totenhamin) dhe Harry Kane spikatën me nga një dygolësh, ndërsa listës së golashënuesve të Spurs-ave iu shtuan Dele Alli dhe Eriksen.
Rezultoi thjesht një shkëndija goli i parë i shënuar nga Walcott që në minutën e 21-të 5-të për Evertonin, ndërsa Sigurdsson shënoi shumë vonë, kur rezultati ishte 1-4. Për Tottenhamin ky ishte suksesi i katërt radhazi që e afron edhe më shumë me Manchester City-n (44 Sitizens, 42 Spurs), ndërsa Evertoni, tashmë në vendin e 11-të, humbet disa pozicione.