Fjalë Kyçe

Sqarohet Gani Geci, tregon pse nuk iu bind policisë për t’u larguar nga kafeneja

Sqarohet Gani Geci, tregon pse nuk iu bind policisë për t’u larguar nga kafeneja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Gaci, përmes një shkrimi ka sqaruar se pse fillimisht nuk iu është bindur urdhërave të Policisë së Kosovës, për tu larguar nga një lokal në Prishtinë.

U raportua se Geci para se të largohej nga kafeneja ka kërkuar nga forcat e rendit një dokument me urdhër të prokurorit, që urdhëronte largimin nga lokali.

“Ata më vonë na shpjeguan se zbrazja e lokalit ishte për shkak të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndonjë leter të shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

SQARIM.

Te dashur qytetarë Vendimi në fuqi i Qeverisë është që lokalet te punojnë deri ne oren 23 e 30 sonte me ftesën e disa miqëve të mij që kanë ardhur nga Zvicrra kam dalur me pi kafe në një kafiteri në Prishtinë.

Une isha ulur në terasen e kafiterisë, unë dhe të gjithë ata që ishin në tavolinë me mua por edhe rreth meje kishim maskat antikovid e vendosura.

Duke ditur qe vendimi i i qeverisë qê është në fuqi është që lokalet të jenë të hapura deri në orën 23:30 dhe ora ishte 21:55, një vendim të ri të qeverisë nuk ka kerkova dokument pse duhej te dilnin nga lokali pasi nuk i kishin pagua ende as pijet.

Pasi ca policë urdherun të dalin jashtë të gjithë kerkova arsyt dhe leter me shkrim.

Fillimisht nuk e dija se për çka bëhej fjalë dhe unë kërkova urdhërinë e prokurorit ose një dokument se pse duhej të dilnim nga lokali.

Ata më vonë na shpjegua se zbrazja e lokalit ishte për shkat të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndoni leter te shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit.