Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se me masat e reja dhënë së fundi në kuadër të mbrojtjes ndaj koronavirusit, nuk është ndaluar lëvizja e qytetarëve brenda komunave.
Ai ka sqaruar ekskluzivisht për Klan Kosovën, se lëvizja e qytetarëve vetëm është kufizuar nga komunat me rrezikshmëri infeksioni, në mënyrë që të shmanget trendi shqetësues i rritjes së rasteve me COVID-19.
”Ne nuk kemi marrë masa të izolimit apo karantinimit”.
”Këto janë masa kufizuese të aktiviteteve afariste, lëvizja e lirë nuk është kufizuar përveç lëvizja nga komunat në komuna ku ka rrezik të caktuar të infeksionit”.
”Kemi reduktuar aktivitetet si pasojë e rritjes së shifrave me COVID-19”.
”Kjo masë ka ardh si rekomandim dhe hulumtim gjatë javëve. Është parë e arsyeshme që të ketë masa kufizuese”.