Skuadra e Prishtinës është eleminuar nga garat e Ligës së Evropës pasi ka pësuar humbje nga St.Joseph’s, shkruan Gazeta Alo.
Prishtina është mundur nga skuadra e Gjibraltarit me rezultatin 2:0.
Villar ka realizuar golin e parë në portën e Visar Bekajt për ti dhënë goditjen e parë ekipit kryeqytetas.
Ndërkohë që Pena në minutën e 80-të ka shënuar për rezultatin final 2:0.
Sfida e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me barazim 1:1.
Duhet theksuar se Prishtina ka mbetur me 9 futbollistë në fushën e lojës, pasi që nga minuta e 48-të e ndeshjes janë përjashtuar nga loja dy qendërmbrojtësit Armend Dallku dhe Leutrim Bekteshi. /Gazeta Alo