Skuadra e Prishtinës është mposhtur dhe eleminuar dje nga Liga e Evropës, nga gjysmë-amatorët, St Joseph’s, nga Gjibraltari.
Por, Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi para ndeshjës kishte thënë se klubi i tij në fushë beson se do të kualifkohet lehtë ngaj St Joseph’s.
“Në fushë besoj që duhet të kualifikohemi lehtë për raundin tjetër ndaj Rangersit”, kishte thënë Ejupi.
Por si duket këto deklarata të Ejupit e kanë motivuar skuadren kundërshtare.
Pas ndeshjës St Joseph’s, në faqen e tyre zyrtare është tallur me FC Prishtinën.
FC Prishtina President – Faleminderit për motivimin, ka shkruar faqja zyrtare e St Joseph’s.