Ka startuar pjesa e dytë e ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës që po zhvillohet në stadiumin Stožice Sports Park.
Pas 45 minutave lojë, sfida vazhdon të jetë ende 0-0.
‘Dardanët’, që janë në kërkim të fitores së parë në Grupin 3 të Ligës C, nuk bëjnë asnjë ndryshim dhe e nisin edhe pjesën e dytë me të njëjtit lojtarë, ashtu si vendasit.
Rastin më të mirë në 45 minutat e pjesës së parë e kishin vendasit, pas një dalje të gabuar të Aro Muric.