Feronikeli e pret Trepça ’89, të dielën prej orës 14:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, shkruan Gazeta Alo.
Feronikeli, në pesë ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, ka arritur të mos i marrë vetëm dy pikë, në barazimin ndaj Prishtinës 1-1, kurse të gjitha ndeshjet tjera i ka fituar, duke arkëtuar 13-të pikë, nga 15-të të mundshmet.
Ndërsa, në anën tjetër, Trepça ’89, në pesë ndeshjet e fundit ka tre humbje, duke fituar duelet ndaj Flamurtarit dhe Dritës, që të dyja pa pranuar gol.
Në tri duelet e zhvilluara gjatë 2018-ës, Feronikeli ka fituar duelin e fundit ndaj Trepça ’89, me rezultat 0-1. Ndërsa dy të tjerat kanë përfunduar baras, 1-1 dhe 0-0. /Gazeta Alo